Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet magazina me kanabis në Spanjë, arrestohet 26-vjeçari shqiptar


Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion marihuane në një fermë të braktisur, të vendosur në komunën Caspolino, ku po kulitvoheshin 1762 bimë të kësaj substance në faza të ndryshme të rritjes, përveç 60 kilogramëve fara marihuanë për mbjellje.

Gjithashtu i gjet edhe një ngrirës që supozohet se përdorej për prodhimin e hashashit të cilësisë së lartë duke përdorur procesin ICE-O-LATO.

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe dërguar në burg, ndonëse hetimet vazhdojnë për të kërkuar persona të tjerë të përfshirë.

Hetimi filloi pasi mësoi policia për ekzistencën e mundshme të bimëve të kanabisit që po rriteshin jashtë një ferme të pashfrytëzuar në komunën e Caspe.

Më datë 14 nëntor, gjatë një kontrolli në afërsi të vendit në fjalë, agjentët vëzhguan se si magazinat që ku kultivohej kanabisi bujqësor ishin në gjendje të braktisur.

Gjatë këtij kontrolli, u konstatua se brenda magazinës ishin ndërtuar dhoma të ndryshme me fletë termoizoluese dhe se ato ishin të destinuara për kultivimin e marijuanës. Në dy prej këtyre dhomave u gjetën me një numër të madh bimësh kanabisi, të ndara sipas fazave të rritjes dhe që kishin gjithçka të nevojshme për kultivimin e tyre. Në atë moment ata kapën një person që po kryente punë mirëmbajtjeje në plantacion duke u ndalua menjëherë.

Teknika ICE-O-LATOR

Pjesa tjetër e dhomave të objektit përdoreshin ose për tharjen e lëndës ose si vend fjetjeje, duke vendosur, brenda një ngrirësi, disa qese plastike të zeza me marijuane të ngrirë (me një peshë totale prej 60 kg) dhe një mori thasë akulli. Qëllimi i ngrirjes së marihuanës do të ishte përgatitja e hashashit të cilësisë së lartë duke përdorur teknikën ICE-O-LATOR, e cila konsiston në nxjerrjen e trikomave të kësaj bime, e cila së bashku me blloqe akulli, ujë me temperaturë të ulët dhe sita me trashësi të ndryshme do të të jetë baza për prodhimin e hashashit.