Vendosni fjalën kyçe....

20 viktima nga shpërthimi i cisternës së gazit në Libann, kërkohet dorëheqja e qeverisë (Video)


Të paktën 20 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një cisternë gazi shpërtheu në rajonin më verior të Libanit, Akkar. Videot e shpërndara në internet tregojnë një zjarr masiv në vendin e ngjarjes.

Kryqi i Kuq raportoi se mjekët kanë gjetur trupat e 20 viktimave në vendin e shpërthimit. Shtatë persona, të plagosur si pasojë e shpërthimit, janë dërguar në spital.

Gjithsej 22 skuadra shpëtimi janë dërguar në vendin e shpërthimit, që ndodhi të dielën në mëngjes në zonën Tleil të rajonit Akkar.

Ish-kryeministri i vendit Saad Hariri përdori rastin për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit libanez, Michel Aoun, duke tërhequr paralele midis shpërthimit në Akkar dhe katastrofës në portin e Bejrutit, i cili e bëri portin dhe pjesën më të madhe të qytetit të rrënuar më 4 gusht 2020.

“Masakra në Akkar nuk është ndryshe nga masakra e Portit. Zoti i mëshiroftë dëshmorët dhe ata pushofshin në paqe, ”shkroi Hariri në Twitter, duke u bërë thirrje të gjithë zyrtarëve, përgjegjës për atë që ai e përshkroi si shkujdesje, të japin dorëheqjen.