Vendosni fjalën kyçe....

Lojtarja e bilardos braktis ndeshjen ndaj kundërshtarit trans, humb finalen (Video)


Gruaja transgjinore qe fitoi turneun Harriet Haynes

Një lojtare bilardoje u duartrokit teksa humbi finalen e një turneu në shenjë proteste pasi duhet të luante ndaj një gruaje trans, shkruan Daily Mail.

Lynne Pinches kundërshtoi të luante me kundërshtaren e saj Harriet Haynes në garën “Ladies Champions” në Denbighshire, Uells.

Lojtarja që braktisi ndeshjen Lynne Pinches

Pamjet tregojnë se lojtarja i afrohet gjyqtarit për ta informuar ata për vendimin e saj për të humbur lojën duke i dhënë lamtumirën mundësisë për të fituar turneun.

Më pas ajo u kthye në ndenjësen e saj, paketoi gjërat personale dhe u largua nga arena ndërsa tifozët e habitur e shikonin.

Kundërshtarja e saj e hutuar më pas u la të merrte trofeun.