Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Pogradec, plagosen 3 persona


Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Nga aksidenti janë plagosur tre persona të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Më datë 12.11.2023, rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” pranë fshatit Udënisht, automjeti tip “Mahindra” me drejtues shtetasin P. Sh., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip “Mahidra”, shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”-njofton policia.