Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria nis hetimet për ndarjen nga jeta të futbollistit të Egnatias


Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim kryesisht për ndarjen nga jeta të futbollistit, Rafael Dwamena gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.

Deri më tani janë marrë në pyetje edhe mjeket e ekipit, personali autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë.

Trupi pajetë i futbollistit ndodhet në Tiranë nga ku po kryhet procesi i autopsisë. Hetimi nga prokuroria vijon për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.

Për rastin në fjalë organi i akuzës po mbledh dëshmi te ekipit dhe stafit mjekësor, pjesë procedurale për rastin në fjalë, ku një futbollist humbi jetën në fushë.

Dosjes pritet ti bashkohet edhe raporti ekspertizës mjeko ligjore, nëpërmjet te cilës përcaktohet sakte shkaku dhe ora e saktë e vdekjes.