Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi fiton 2-1 ndaj Cagliarit dhe merr kreun e Serie A


Në “Allianz Stadium” Juventusi mundi 2-1 Cagliarin dhe merr për momentin vendin e parë në Serie A, duke pritur përballjen e Interit nesër (kundër Frosinone).

Për javën e 12-të në Serie A, “Zonja e Vjetër” iu fal dy mbrojtësve në pjesën e dytë. Ishte Bremer që në të 60 minutë shënoi golin e parë, ndërsa në të 70 minutë ishte Rugani që shënoi për 2-0.

Në të 75 minutë Dossena rihapi gjithçka, ndërsa në fund tri pikët shkuan për bardhezinjtë që marrin vendin e parë me 29 pikë. Cagliari me nëntë pikë mbetet në vendin e 17-të.