Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria shpartallon Çekinë, me një këmbë në Europian


Djemtë kuq e zi kanë fituar përballë Çekisë në sfidën për kualifikueset në Europianin “Gjermani 2024”.

Shqipëria fitoi me rezultatin 3-0 dhe morën 3 pikë të rëndësishme duke konsoliduar kreun në Grupin E.

Jasir Asani zhbllokoi sfidën në minutën e 10 duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë. Çekët e mbyllën fraksionin e parë të lojës me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Chytil në minutën e 40’ me kartonin e dytë të verdhë për shënim goli me dorë.

Në pjesën e dytë të besuarit e Sylvinho duke shfrytëzuar avantazhin edhe në lojtarë dyfishoi shifrat me Seferin në minutën e 51’.

Më pas në minutën e 73’ Seferi trefishoi rezultatin dhe shënoi golin e dytë personal.

Në minutën e 82’ shënoi edhe Muja por goli i tij u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Me këtë rezultatin situata në Grupin E flet në favor të Shqipërisë e cila e sheh veten në vendin e parë me 13 pikë e ndjekur nga Polonia me 9 pikë e cila kalon Çekinë e vendit të tretë me 8 pikë por me një ndeshje më pak po aq sa Moldavia e vendit të katërt. Në vendin e fundit janë Ishujt Faroe.

Shqipëria do luajë edhe dy sfidat e fundit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe në nëntor.