Vendosni fjalën kyçe....

Diamanti blu kap shifrën e çmendur 44 milionë dollarë në ankand


Diamanti më i madh blu ndonjëherë u shit në ankand për më shumë se 44 milionë dollarë, shumë më tepër se vlerësimi para shitjes, tha Christie’s.

“Bleu Royal” – një unazë që përmban një diamant të zbukuruar blu në formë dardhe prej 17,61 karatësh, ishte një nga pjesët më të spikatura që doli në shtëpinë e ankandit për Javën e Luksit të Gjenevës.

Christie’s kishte vlerësuar se unaza do kushtonte rreth 35 milionë dollarë.

Shtëpia e ankandeve tha se shitja e bëri “Bleu Royal” xhevahirin më të shtrenjtë të shitur në ankand këtë vit. Christie’s tha se guri i çmuar do t’i dorëzohej një koleksioni tjetër privat për herë të parë në 40 vjet.