Vendosni fjalën kyçe....

Qeni i memeve me famë botërore ngordh në Hong Kong


Një qen në qendër të një manie interneti ka ngordhur në moshën 12-vjeçare në Hong Kong.

Cheems, i njohur edhe si Balltze ose Ball Ball, u bë i famshëm për pamjen e tij ‘djallëzore’ që ndezi shumë meme virale.

Ai u diagnostikua me leuçemi në dhjetor 2022 dhe që atëherë po trajtohej, por ngordhi pas një procedure torakenteze të premten.

Pronari e dha lajmin në mediat sociale, duke thënë se qeni kishte ‘përfunduar misionin e tij’ e duke nxitur tifozët të kujtonin ‘gëzimin që Balltze solli në botë’.

“Një Shiba Inu me një fytyrë të rrumbullakët të buzëqeshur që na lidh ty dhe mua, ai ka ndihmuar shumë njerëz gjatë pandemisë dhe ka sjellë shumë gëzim për shumë prej jush, por tani misioni i tij ka përfunduar. Besoj se ai po vrapon lirshëm në qiell dhe po ha shumë ushqime të shijshme me miqtë e tij të rinj,” shkroi pronari, duke shtuar se ‘qeni do jetë gjithmonë ‘brenda zemrës sime’.

Ndonëse nuk ishte aq i përhapur sa një tjetër Shiba Inu nga meme origjinale Doge, Balltze u përjetësua nga memet e njohura, duke përfshirë ‘Sëole doge vs Cheems’ pasi një nga fotografitë e tij u bë virale në 2019.

Balltze u birësua nga një familje nga Hong Kongu kur ishte vetëm një vjeç dhe u bë i famshëm kur një nga fotografitë e tij u përhap në internet në vitin 2019. Balltze kishte llogarinë e tij në Instagram ku fotot e tij të humorit të përditshëm ndaheshin nga pronari i tij.