Vendosni fjalën kyçe....

Nga arratia, ish-zv.kryeministri Ahmetaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për lirimin e pasurive të sekuestruara



Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka kërkuar lirimin e pasurive të sekuestruara. Nga arratia, Ahmetaj ka bërë kërkesë për të zhbllokuar pasurinë, në Gjykatën e Lartë.

Kjo lëvizje nga ana e Ahmetajt vjen në një kohë kur GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për ankimimin e bërë për pasurinë e sekuestruar.

Pavarësisht pretendimit të Ahmetajt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e GJKKO. Për këtë arsye, Ahmetaj iu drejtua Gjykatës së Lartë.