Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje 57-vjeçarin


Një aksident u regjistrua në orët e vona të pasdites së sotme në Durrës.

Policia tha se një automjet i drejtuar nga një 54-vjeçar ka përplasur për vdekje drejtuesin e një biçiklete. 57-vjeçari me iniciale S.V., ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Pasditen e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç,  ka përplasur shtetasin  S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, sqaron policia.