Vendosni fjalën kyçe....

Vijojnë tensionet në Komisionin e Sigurisë, deputetët e PD bllokojnë hyrjen me karrige


Tensione te Komisioni i Sigurisë në Kryesinë e Kuvendit.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar derën e sallës ku po mbahet mbledhja.

Ata kanë vendosur karrige tek dera dhe janë ulur aty, duke mos lejuar që të futen anëtarët.

Demokrati Asllan Dogjani dëgjohet t’i thotë drejtuesit të Komisionit të Sigurisë: “Nasip caktoni komisionet hetimore, bashkëkryetarin e reformës zgjedhore dhe hajde të vazhdojmë mbledhjet”.

Me heret deputetja e PS, Blerina Gjylameti u perplas fizikisht me demokratët tek Komisioni i Shëndetësisë.

Gjylahmeti shkoi tek salla ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit të Medias, por dera ka qenë e mbyllur dhe jashtë saj qëndronin deputetë demokratë.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti i ka shtyrë deputetët që kishin penguar derën dhe më pas është futur në mbledhje.

“Te lutem mos me prek me dorë”, i drejtohet ajo deputetin të PD Isuf Çela.

“Si kamikaze! Je dhe grua, nuk bën gruaja kështu”, dëgjohet duke iu drejtuar një deputete e opozitës, Blerina Gjylametit.