Vendosni fjalën kyçe....

PD nxjerr emra: Sali Berisha e banda e tij kriminale organizuan dhunën, kryesia qëndroi fort. Demokratët do ndërtojnë një PD moderne (Video)  


Partia Demokratike ka akuzuar Sali Berishën e Flamur Nokën si organizatorët e dhunës ndaj selisë blu në protestën e 8 janarit.

Në një video të publikuar në Facebook, PD ka përmendur emrat e disa personazheve, të cilët sipas saj janë pjesë e grupit të mercenarëve të përzgjedhur nga Noka.

Në reagimin e selisë blu thuhet se Berisha dhe banda e tij kriminale donin të bënin gjithçka për të përplasur demokratët me njëri-tjetrin por dështuan.

Po kështu në reagim shkruhet se kryesia e PD e Këshilli Kombëtar rezistuan fort për të mos e kthyer PD-në në bunkerin e një personi të shpallur non grata. Në fund në postim bëhet premtimi se PD do ngrohet moderne e europiane për ta nxjerrë vendin nga tranzicioni 30 vjeçar.

“Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan. Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik. Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar.” – thuhet në postimin në rrjetet sociale.