Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO: Diçka e pazakontë i ndodh Ramës pak para takimit me Melonin, një grua i afrohet dhe…


Kjo video tregon një moment nga vizita e fundit e Ramës në Itali ku nënshkroi papritur një marrëveshje që ka ngjallur shumë paqartësi dhe jo pak revoltë.

Në videon e publikuar nga gazeta DITA shihet se dicka e veçantë i ndodh Edi Ramës kur ai sapo doli prej makinës zyrtare italiane të mikpritjes.

Ndërkohë që në sfond shifet Meloni duke pritur Ramën, një grua e cila ndodhet brenda perimetrit të ngushtë të sigurisë iu afrua Ramës dhe duke i folur i jep diçka, të cilën Rama e futi në xhep i zënë pak ngushtë.

Mbetet mister se ç’gjë mori Rama dhe më pas e futi në xhep duke vazhduar të ecë drejt Melonit që e priste pak metra përballë.

Kaq urgjente ka qenë dorëzimi i objektit, saqë as shefi i protokollit të Palazzo Chigi që e priste Ramën disa metra më tutje për ta shoqëruar tek Meloni nuk ka mundur të jetë më afër se personi që e dorëzoi.

Gruaja për koincidencë i ngjan kryesekretares dhe kryekëshilltares së Melonit, Patrizia Scurti, por DITA nuk ka konfirmim zyrtar për identitetin e saj.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Gazetadita