Vendosni fjalën kyçe....

“Procesi ndaj Berishës” – Elisabeta Imeraj: Çdo politikan e qytetar duhet të zbatojë vendimet e gjykatës  


“Çdo zyrtar apo politikan duhet të zbatojë vendimin e gjykatave. Kështu u shpreh ish-prokurorja Elisabeta Imeraj në “Dita jonë”, duke folur për sistemin e drejtësisë në vend besimin te publiku dhe çështjen Berisha. Ajo tha se ka një rrugë ligjore për ta kundërshtuar vendimin e gjykatës, por e rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin.

“Çështje të tilla për shkak të rolit 30-vjeçar në shoqërinë shqiptare do të kenë gjithmonë një lloj ngarkese dhe rëndese. E rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Politikëbërja e secilit individ të mos ndikohet nga hetimet e prokurorive. Shqipëria ka vuajtur nga demokracia. E rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Nuk mund të themi që i shpëtojnë ligjit. Prokuroria në vite ka kryer hapat përkatës për veprime hetimore. A ka qenë klima e duhur? A ka pasur vullnet politik? 

Kjo është arsyeja kryesore pse nuk shkojnë deri n fund hetimet. Kjo lidhet me punën e prokurorisë. I bie që këta janë rregullatorët e e procesit. Le të shpjegojmë lidhjen shkak-pasojë. SPAK dhe gjykata duhet të shpjegojë në çfarë mënyre se një individ e ka të pamundur të miratojë një ligj i vetëm. Kush ka ndikuar ministri apo deputeti propozues? Kjo lidhet me dosjen në tërësi. Jam kundër çdo iniciative të personit qoftë politikan apo zyrtar që nuk zbatojnë vendimin e gjykatës. Ka një rrugë ligjore si kundërshtohet, por duhet të zbatohet”, tha ajo.

Lidhur me presionin ndaj gjyqtarëve e prokurorëve Imeraj tha se sot mënyrat janë sofistikuar. Ndërsa gjyqtaret femra, sipas saj, janë më të sulmuara.

“Prokuroria flet me akte, veprime e hetime. Ajo që shihet është që politika nuk heq dorë në të përfshirët në punët që nuk i takojnë. Ka mënyra nga më të ndryshmet për të ndërhyrë, intimiduar apo impresionuar. Mënyrat janë sofistikuar, janë më të fshehta. Hapen e mbyllen gazetat me emrin e prokurorit. Kërcënime ka pasur, do të ketë dhe ka aktualisht. Kur është hetuar një çështje e rëndësishme në Shqipëri, po të marrim një analizë, do vëmë re se presioni nuk ka të bëjë thjesht me dëmtim të shëndetit e familjarëve apo punësimet e familjarëve, por që nga momenti që hapet me emrin e filan prokurori. Gjyqtaret femra sulmohen më së shumti”, tha Imeraj.