Vendosni fjalën kyçe....

Beleri kërkon leje për të bërë betimin, Gjykata e Larta ia kalon kompetencat GJKKO-së


Gjykata e Lartë ka përcaktuar Gjykatën e Posaçme si kompetente për të shqyrtuar kërkesën për leje të posaçme për Fredi Belerin.

Beleri kërkon leje për t’u betuar si kryetar i zgjedhur i Himarës.

Më herët, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e tij për leje të posaçme.

Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga gjyqtarët Sandër Simonaj, Sokol Binaj dhe Ilir Panda.

Kujtojmë se sot në seancën për Belerin, do të dëshmojë edhe dëshmitari Arsen Rama, por GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.