Vendosni fjalën kyçe....

Dhunohet me vizore e shuplaka 3-vjeçarja në kopshtin privat në Tiranë, u çua te Trauma me këmbë të thyer


Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal lidhur me një ngjarje të ndodhur në kopshtin privat ‘Stinët’ në Tiranë, ku një fëmije 3-vjeçar iu thye këmba në rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë Ministria e Arsimit ka deklaruar se ka kërkuar mbyllur kopshtin në fjalë pasi sipas saj vepronte pa licencë.

Skandali u denoncua në emisionin ‘Stop’ në TV Klan ku në pamjet video duket edukatorja Majlinda Dhima shfaqet duke goditur me vizore e shuplaka vajzën e mitur.

“Më datë 07.11.2023 është regjistruar procedimi penal nr.7527 i vitit 2023, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal. Duke marr parasysh sensivitetin e ngjarjes është bërë shortimi i menjëhershëm i rastit pranë Seksionit për të Mitur, ku është caktuar prokuror Silvana Lule. Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal.” – thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Edukatorja Majlinda Dehima

Denoncimi është bërëë nga prindërit e së miturës, që u dhunua në kopshtin ‘Stinët’ në zonën e ‘Ali Demit’.

Ata janë njoftuar nga kopshti më 1 nëntor 2023 rreth orës 15:00, disa orë pasi 3-vjeçarja ishte dërguar në Pediatri në QSUT e prej këtej në Spitalin e Traumës ku është konstatuar ghyerja e kockës së kofshës.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, shfaqet edukatorja Majlinda Dhima që në disa raste godet 3-vjeçaren me vizore e shuplaka.

Sipas prindërve, te Spitali i Traumës oficeri i policisë gjyqësore nuk i mori denoncim dhe askush nuk e referoi ngjarjen. Vetëm pas këmbënguljes, rasti ka nisur të hetohet.