Vendosni fjalën kyçe....

Rojes së fushës i duket Bonuçi si tifoz, e ndalon që të futet në fushë (Video)


Ylli italian Leonardo Bonuçi u ngatërrua nga roja e fushës në stadiumin ‘Wembley’ pas kualifikimit të Italisë në finalen e Euro 2020.

Teksa mbrojtësi i Juventusit shkoi të festonte me tifozët e zjarrtë, ai u ndalua nga një roje fushe kur po pëpiqej të futej sërish në fushë për t’u bashkuar me shokët e ekipit.

Mesa duket roja e ngatërroi atë për një tifoz që po përpiqej të futej në fushë në mënyrë të paligjshme. Italia u kualifikua në finalen e Euro 2020 pas gjuajtjes së 11 metërshave ndaj Spanjës.