Vendosni fjalën kyçe....

Merren në mbrojtje nga policia e Kosovës kreu i PDK-së Krasniqi dhe i LDK-së Abdixhiku


Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi e ai i i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abduxhiku janë marrë nën mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Lajmi për Krasniqin është konfirmuar nga zëdhënësi i PDK-së, Valmir Klaiqi. Në deklaratën e shkurtër ai nuk dha hollësi të mëtejshme për masën.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë” – tha Klaiqi

Sibel Halimi, konfirmoi masën për kreun e LDK-së.

Po, lajmi është i vërtetë! Për të gjitha informacionet e tjera, ju lutem kontaktone Policinë e Kosovës!” – ka thënë ajo për Kallxo.com.