Vendosni fjalën kyçe....

Partizani s’di të ndalet, leksion futbolli Vllaznisë


Partizani ka arritur fitoren e gjashtë radhazi mbrëmjen e sotme duke mundur në fushën e tij Vllazninë me rezultatin 4-1.

Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Rrapaj, Preka, Mehmeti e Gueye ndërsa golin e nderit për miqtë e shëno Balaj.

Pas fitores së sotme, ‘të kuqtë’ janë barazuar me pikë me Egnatian që kryeson, por kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Vllaznia nga ana e saj ka thelluar krizën duke qenë pjesë e zonës së ftohtë të renditjes.