Vendosni fjalën kyçe....

SHBA thotë se deri në 400,000 njerëz kanë mbetur në veri të Gazës ndërsa ofensiva tokësore vazhdon


Rreth 350,000-400,000 njerëz kanë mbeur në Gazën veriore, tha i dërguari amerikan David Satterfield, ndërsa Izraeli po fokuson ofensivën e tij në këtë pjesë të enklavës dhe u ka kërkuar civilëve në zonë të lëvizin në jug

Ushtria izraelite po kryen gjithashtu sulme në jug dhe OKB-ja thotë se asnjë pjesë e Gazës nuk është e sigurt.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po takohet me udhëheqësit nga Libani, Katari dhe Jordania në Aman, për të arritur pauza humanitare gjatë luftimeve, sipas BBC.

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të premten se nuk do të ketë armëpushim të përkohshëm me Hamasin në Gaza derisa të lirohen të gjithë pengjet izraelitë.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se 15 njerëz u vranë kur një ambulancë u godit jashtë spitalit më të madh të qytetit të Gazës – Izraeli thotë se goditi një ambulancë që po përdorej nga Hamasi

Izraeli filloi bombardimin e Gazës pasi Hamasi vrau më shumë se 1400 njerëz në Izrael dhe rrëmbeu më shumë se 200 të tjerë

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 9,400 njerëz janë vrarë në Rrip që nga 7 tetori.