Vendosni fjalën kyçe....

Avokatja e caktuar nga shteti për Berishën ankohet në AMA: Jam fyer në disa panele emisionesh


Avokatja kryesisht falas që GjKKO caktoi për ish-kryeministri Sali Berisha, Valentina Teodoresku ka bërë sot një ankesë në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA).

Teodoresku është ankuar për sulmet që sipas saj i kanë bërë gazetarët pas dhënies së masës për Sali Berishën. Ndër të tjera ajo ka bërë me dije se është kërcënuar dhe shantazhuar.

Në ankesën drejtuar AMA-s, avokatja e Dhomës së Avokatisë në Tiranë, por edhe e listës kryesisht, pohon se ka fakte se ka marrë kërcënime dhe është fyer në disa panele emisionesh.

Avokatja deklaron se ka kryer punën e saj të paanshme pranë GJKKO-së, teksa i kërkon edhe ish-kryeministrit Berisha që të “mos bëjë rolin e zhurmuesit, por të paraqitet në gjykatë sipas vendimit”. Avokatja kërkon marrjen e masave, deri në heqjen e licencave, pasi sipas saj po dezinformojnë publikun.