Vendosni fjalën kyçe....

Myrto Uzuni drejt kalimit në La Liga


Myrto Uzuni është pranë kalimit në LaLiga në orët e fundit të afatit kalimtar të dimrit.

Sulmuesi shqiptar i Ferencvaros mund të nënshkruajë me Granada.

Marrëveshja do të mbyllet për 3 milion euro sikurse raportojnë mediat në Hungari. Sulmuesi nuk është grumbulluar fare për ndeshjen me Ujpest.

Uzuni ka spikatur me Ferencvaros me 36 gola e 14 asiste në 67 ndeshje dhe tani po tentohet arritja e marrëveshjes me spanjollët.