Vendosni fjalën kyçe....

Influenceri çek tërbon 4 mijë ndjekësit, u hedh1 milion dollarë nga helikopteri (Video)


Një shfaqje të rrallë e krejt e pazakontë ka ofruar një influencer i njohur çek.

Personazhi i njohur me nofkën ‘Kazma’ ka hedhur nga një helikopter plot 1 milion dollarë për turmën e njerëzve që ishin mbledhur poshtë në një lëndinë.

‘Shiu’ i dollarëve mbuloi qiellin për pak çaste ndërsa rreth 4 mijë njerëzit e mbledhur nxituan të kapnin ç’të mundnin duke mbushur çantat e xhepat.

Paratë mbetën nga një përpjekje më parë e pasuksesshme e marketingut viral për filmin e tij ‘Onemanshoë: The Movie’.

Plani ishte që një person të largohej me të gjitha paratë, me kusht që të mund të thyente kodin sekret në film, por askush nuk ia doli ta deshifrojë.

Më pas ‘Kazma’  doli me idenë e ‘shiut të parave’ por e gjitha kjo kishte një sekret.

Çdo kartëmonedhë dollari kishte një kod QR të bashkangjitur që lidhej me një faqe dhurimi bamirësie ku fansat e ‘shiut’ mund të zgjidhnin të dhuronin fitimet e tyre. Ose jo…