Vendosni fjalën kyçe....

Hajdutit në Meksikë i ngec koka në kangjella, momenti kur shpëtohet nga policët (VIDEO)


Ky është momenti kur një hajdut u pikas me kokën në kangjella, ku ai kishte mbetur i bllokuar për më shumë se dy orë e gjysmë.

Burri po përpiqej të ngjitej përmes një hekuri metalik i cili mbronte oborrin e një prone në Morelia, në Meksikë.

Sipas dëshmitarëve u deshën më shumë se dy orë që shërbimet e urgjencës të mbërrinin në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët e filmuan burrin me kokën dhe njërin krah mbi rrjetën metalike. Ai ishte duke u përkulur në një kënd të vështirë me këmbët në majë të një muri betoni. Nuk është e qartë se si ai kishte ngecur aty.

I dyshuari u shpëtua nga tre oficerë policie të cilët prenë shufrat e hekurta por në fund e vunë në pranga.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *