Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, humb jetën 65-vjeçari në Lushnjë


Një 65-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në rrugën Plug-Savër.

Viktima është përplasur nga një makinë teksa po përpiqej të kalonte rrugën.

Drejtuesja e mjetit ‘Toyota’, 28-vjeçarja me iniciale A.J. është shoqëruar në polici pas ngjarjes.

Njoftimi

“Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.”