Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestro preventive e 5512 m2 truall të Artan Gaçit, Xhaçka-Berishës: Kusar me damkë, shpifës me nam, vazhdo leh…


Ish-ministrja Xhaçka i është përgjigjur Berishës lidhur me deklaratën e sekuestrimit të pronës së bashkëshortit të saj në jug të vendit.

Ajo shkruan se një kusar me damkë e shpifës si berisha nuk mund t’’i bëjë moral askujt. Xhaçka sqaron se bashkëshorti i saj nuk ka marrë asnjë metër tokë nga shteti për investimin privat.

Ish-ministrja shton se vënia në sekuestro preventive e një pjese të kantierit për të hetuar origjinën e pronës që prej vitit 1994 është pjesë e një procesi.

Në fund Xhaçka shkruan se SPAK duhet të bëjë punën e vet ndërsa ironizon Berishën duke shkruar se ai ‘le të vëzhdojë të lehë’.

“Nje kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral. Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro  preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë. SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!” – shkruan Xhaçka.

Prokuroria e Posaçme vendosi në sekuestro preventive 5512 m2 truall Artan Gaçit bashkëshortit të ish Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.