Vendosni fjalën kyçe....

Alpinisti nepalez thyen rekordin personal, ngjit Everestin për herë të 32-të


Kami Rita, një udhërrëfyes malor nepalez (sherpa) i cili u ngjit për herë të parë në Everest në vitin 1994 dhe e ka përsëritur këtë udhëtim të mundimshëm pothuajse çdo vit, theu sërish rekordin e tij me ngjitjen e tij të fundit.

“Seven Summit Treks”, një kompani me qendër në Katmandu të Nepalit, deklaroi se Rita, i cili po udhëhiqte një grup alpinistësh, arriti në majë në orën 10:12 sipas kohës lokale. në deklaratë thuhej se Rita, një Sherpa nepalez 56-vjeçar, po zbriste drejt kampit bazë.

Kështu, Rita, i cili arriti në majën e lartë prej 8,848 metrash për herë të 32-të, ruajti titullin e tij si “personi që është ngjitur më së shumti herë në Everest”.

Popullsia vendase e Himalajeve, e shtrirë midis Nepalit dhe Tibetit, quhet “Sherpa”. Duke e njohur mirë terrenin malor dhe duke qenë të mësuar me kushtet e tij sfiduese, Sherpat shërbejnë si udhërrëfyes për alpinistët e huaj që vizitojnë rajonin, prandaj kjo fjalë përdoret në gjuhët perëndimore me kuptimin “udhërrëfyes”.

Rruga e ngjitjes përbëhet nga një kamp bazë dhe katër kampe të avancuara.

Gjatë ngjitjeve në Everest, alpinistët arrijnë në majë duke kaluar nëpër katër kampe të avancuara, duke filluar nga kampi kryesor në 5,400 metra.

Rruga nga kampi bazë deri në kampet e para të avancuara kalon përmes Akullnajës Khumbu. Ndërsa alpinistët ngjiten në Akullnajën Khumbu, ata arrijnë në “Western Cwm” (Cirkun Perëndimor), një luginë akullnajore e flatë dhe e gjerë. Kampi 1 i rrugës së ngjitjes ndodhet në këtë luginë në 6,100 metra, dhe Kampi 2 në 6,400 metra.

Gjatë rrugës së tyre drejt majës, alpinistët arrijnë në Kampin 3 në 7,400 metra, me pamje nga faqja e Malit Lhotse, dhe në Kampin 4 në 8,000 metra në Qafën Jugore (South Col).

Pasi arrijnë në majën 8,848 metra të Everestit, alpinistët kalojnë nëpër të njëjtat kampe gjatë zbritjes së tyre, duke përfunduar kështu udhëtimin e tyre drejt majës, shkruan AA.