Vendosni fjalën kyçe....

30 civilë afganë të vrarë në një sulm ajror nga talebanët


30 civilë janë vrarë në një sulm ajror të Shteteve të Bashkuara në provincën Helmand – bastion i talibanëve.

Nga mediat e huaja raportohet se forcat afgane dhe këshilltarët amerikanë janë sulmuar nga luftëtarët talibanë në një kompleks në qarkun Garmsir dhe kanë kërkuar një sulm ajror, porse forcat tokësore nuk kanë pasur informacione për civilë pranë kompleksit.

Guvernatori i Helmandit, Mohammad Yasin Khan, tha se trupat afgane kanë bërë thirrje për një sulm ajror kundër luftëtarëve talibanë në Garmsir, duke shkaktuar viktima civile dhe talibane.

Khan tha se 16 kryengritës talibanë janë vrarë dhe se po bëhen hetime për të përcaktuar numrin e viktimave civile.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *