Vendosni fjalën kyçe....

Baton Haxhiu: Fryma e SPAK-ut krijon probleme për politikanët, Veliaj po kërkon fuqi në Uashington


Botuesi i portalit “Albanian Post” Baton Haxhiu deklaroi në emisionoin “Opinion” në Tv Klan, se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj po kërkon një lloj fuqie në Uashington pasi sipas tij politikanët do e kenë problem frymën që po krijon SPAK-u.

Kushdo që akuzohet në të ardhmen, qoftë Presidenti Meta, ministra, qoftë kryetar bashkish edhe njëri që kërkon një lloj fuqie në Uashington që është kryetari i Bashkisë së Tiranës, do e kenë problem për arsye se SPAKU e krijon frymën.

Në të gjitha rastet kur pandëshkueshmëria ka qenë që për një kohë të gjatë ka ndodhur ajo që quhet pendim. Asnjë prej politikanëve nuk pendohet dhe nuk thotë që kam gabuar. Pse SPAK do bashkëqeverisë me secilin kryeministër dhe secilën qeveri? Sepse SHBA dhe BE ja kanë marrë politikanëve drejtësinë nga dora, ja kanë dhënë vetes. Prandaj bashkëqeverisja në të ardhmen do jetë me emra. Ti nuk mund të jesh deputet se je i korruptuar”, u shpreh Baton Haxhiu.