Vendosni fjalën kyçe....

Krisafi: Palët nuk ranë dakord në negociata, miratimin për të shkuar në Hagë e jep Presidenti


Profesori i të drejtës ndërkombëtare Ksenofon Krisafi ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm grek Niko Dendias që çështja e detit të kalojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Në llupën e Krisafit, cili foli për këtë çështje në një intervistë për Abc News, rruga për në Hagë mbeti pasi palët nuk arritën ta zgjidhnin nëpërmjet negociatave.

Nuk ka barazi palësh. Rruga e negociatave biletarale nuk e dha rezultatin e pritshëm. Në këto kushte mbetet faktori i tretë, Gjykata Ndërkombëtare ose një palë e tretë. Nisur nga fakti se nga kush përbëhet Gjykata e Hagës, nga njerëz të pakorruptueshëm, unë gjykoj se çështja atje duhet të marrë një zgjidhje. Shqipëria është në të drejtën e saj pasi kufijtë e saj i ka të përcaktuara. Mbetet të caktohet vetëm zona ekonomike ekskluzive.

Marrëveshja e vitit 2009 kishte bërë pikërisht këtë gabim duke prekur ujërat e brendshme territoriale. Nëse do preket kufiri shtetëror të dy palët mund të kenë pretendime të shikojnë edhe pjesë të tjera të kufirit duke krijuar precedentë të tjerë. Do duhet të hetohet përvoja e të tjerëve që pala shqiptare të shkojë në Hagë me argumente për të mbrojtur të drejtën e vendit të vet”- tha Krisafi.

Krisafi theksoi se tashmë kjo çështje është në dorën e presidentit Ilir Meta pasi vetëm ai mund të japë miratimin, ndërsa palët do duhet të nënshkruajnë një marrëveshje për ta dërguar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare.

Unë atë që tha sot Rama dhe Dendias e marr si një transmetim që vjen nga pala greke për ta çuar në Hagë dhe jo si vendim. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me territore. Nuk mundet të kenë ata vendimmarje për ta çuar në Hagë. Janë një sërë punësh për t’u bërë para. Nuk mundet të vendosë vetëm kryeministri sepse Haga do të bëhet kompetente kur palët të çojnë një marrëveshje. Miratimin për këtë marrëveshje e jep kryetari i shtetit i cili konsultohet me disa hallka para se të shkojë në vendimmarrje.

Gjykata e Hagës nuk është si gjykatat e vendit. Palët duhet të bien dakord dhe të nënshkruajnë një marrëveshje. Nëse gjykata konstaton se ka dhe probleme të tjera, gjykata duhet të abstenojë. Unë jam i bindur që për çështje të tilla presidenti dhe kryeministri bëhen një dhe prevalojnë mbi interesat personalë. Shqiptarët janë të interesuar për fatet e kësaj Shqipërie. Ata që janë në krye të shtetit e kanë për detyrë të bien dakord“, tha Krisafi.

Krisafi komentoi edhe deklaratën e Dendias lidhur me palën turke ditën e sotme në konferencë me kryeministrin shqiptar, ndërsa u ndal edhe në konfliktin mes dy palëve. 

Nuk është gjë e çuditshme që greku ka folur për Turqinë sepse para ca vitesh kanë folur për ne nga Prishtina. Mendoj që shtetet janë të interesuar të kenë sa më pak konflikte dhe të zgjidhin problemet me mjete paqësore. Konfliktet zgjidhen me marrëveshje dhe jo me luftë. Shqipërinë në Hagë do ta përfaqësojnë shqiptarët”- u shpreh ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *