Vendosni fjalën kyçe....

Dosja ‘Partizani’/ Berisha sulmon prokurorët: Laro skapistë, të lidhur me Sorosin e Ramën


Ndërsa sot pritet që të zhvillohet seanca tjetër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit ka dalë në një konferencë për mediat dhe ka sulmuar sërish prokurorët e gjyqtarët e SPAK. 

Berisha sulmoi prokurorët që po hetojnë aferën e klubit partizani, ku tha se ata janë të lidhur me pushtetin kriminal të Edi Ramës dhe George Soros.   

“Kur një fakt i vetëm të paraqitet unë marrë çdo vendim, por të garantoj se me falsitet, trillime dhe shpifje kurrë nuk mund të ketë gjë që të detyrojë Berishën të tërhiqet. 

Gjithashtu ai shtoi se nëse një familjar i tij ka përfituar 1 metër katror në kundërshtim me ligjin, atëherë janë përgjegjës.

“Reforma që kanë përfituar qindra mijëra shqiptarë. Jam krenar për to, transformova çështjet e pronësisë. Nëse një familjar i imi ka përfituar 1 metër katror në kundërshtim me ligjin atëherë janë përgjegjës”, është shprehur Berisha.