Vendosni fjalën kyçe....

Rama thotë se ardhja e Macron i hap rrugë projekteve të reja për zhvillimin ekonomik


Kryeministri Rama shkruan se vizita e presidentit francez Macron i ka hapur rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor të vendit.

Në një shënim në Facebook ku ka shtuar edhe një video të kronikës së vizitës së kreut të Elizesë, kreu i qeverisë thekson se përveç zhvillimit ekonomiko-kulturore, ardhja e Macron çel një perspektivë të re për bashkëpunimin politik në rajon.

“Mirëmëngjes dhe me këtë kronikë të vizitës historike të Presidentit të Francës në Shqipëri, e para në 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes të dy vendeve, e cila i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë, si edhe një bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë.” – shkruan Rama.