Vendosni fjalën kyçe....

I riu mahnit jurinë me zërin e tij, ia del të mposhtë autizmin dhe verbërinë (VIDEO)


Kodi Lee është artisti më i ri që ka lënë amerikanët pa fjalë me talentin e tij. Në episodin e së martës në “America’s Got Talent”, 22-vjeçari u shfaq në skenë përkrah nënës së tij Tina.

Ajo shpjegoi se Kodi ishte i verbër dhe njëkohësisht vuante nga autizmi, por kjo nuk e ka penguar atë të dashurojë muzikën.

“Kodi është i verbër dhe autik. Ne zbuluam se ai e donte muzikën që kur ishte shumë i vogël. Ai dëgjote dhe sytë e tij zmadhoheshin dhe ai filloi të këndonte, atëherë shpërtheva në lot “, tha Tina për anëtarët e jurisë, Gabrielle Union, Hough, Howie Mandel dhe Simon Cowell.

“Kuptova se është artist. Nëpërmjet muzikës dhe performancës, ai ishte në gjendje të përballonte jetesën në këtë botë, sepse kur je autik, është vërtet e vështirë të bësh atë që bëjnë të gjithë të tjerët. Në të vërtetë muzika i ka shpëtuar jetën”, vijoi më tej nëna e Kodit.

Dhe ajo kishte të drejtë. Kodi i mahniti anëtarët e jurisë me zërin e tij dhe mënyrës se si i binte pianos.

Madje Gabrielle Union, anëtarja më e re e jurisë shtypi për herë të parë zilen e artë, që lëshon fijet e arta në skenë, vlerësimi më i lartë që mund të jepet në këtë fazë të kompeticionit.

“Unë jam gjyqtare e re këtë sezon dhe jam gjithashtu një nënë e re këtë vit. Kjo është puna më e vështirë që kam pasur ndonjëherë dhe puna më e shpërblyer që kam bërë ndonjëherë “, tha Union duke iu referuar vajzës së saj Kaavia, e cila erdhi në jetë në nëntor të 2018-ës.

“Ju doni t’i jepni fëmijës tuaj hënën, yjet dhe ylberin. Sonte, unë do t’ju jap diçka të veçantë”, tha Union e cila shtypi zilen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *