Vendosni fjalën kyçe....

12 mijë tifozë në stadium për miqësoren ndaj Bullgarisë, 6 ndryshime në formacion


Pas fitores tejet të rëndësishme ndaj Çekisë, kombëtarja kuqezi luan sot një ndeshje kontrolli ndaj Bullgarisë.

Trajneri Sylvinho do hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime për t’u dhënë mundësinë lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë minuta në ndeshjet zyrtare dhe për t’i provuar.

Pavarësisht se është ndeshje miqësore në stadium do jenë rreth 12 mijë tifozë.

Në fushë që nga minuta e parë do jenë Muçi, Strakosha, Balliu, Mihaj, Laçi e Uzuni, që nuk kanë qenë titullarë në ndeshjet e fundit.