Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Samiti i Procesit të Berlinit shoqërohet nga folklori, shfaqje me këngë e valle nga vendet e Ballkanit


Në përfundim të sesionit të parë në samitin e Procesit të Berlinit, liderët e BE-së kanë marrë një tjetër surprizë. Në oborrin përpara Piramidës u dha një shfaqje me këngë e valle nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Grupet që morën pjesë në shfaqje i përkisnin grupeve të minoriteteve në Shqipëri, të cilët me veshje popullore, kanë kërcyer përpara pjesmarrësve në takimin e Saimit, në praninë e kryeministrave të gjashtë vendeve të rajonit, si dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.