Vendosni fjalën kyçe....

Merkel vendos të mbyllë llogarinë e saj në “Facebook”


Kancelarja gjermane Angela Merkel, tashmë ka hequr dorë nga drejtimi i partisë CDU por ka vendosur të heqë dorë edhe nga “Facebook”.

Përmes një videoje të publikuar të premten në faqen e saj zyrtare ka më shumë se 2.5 milionë ndjekës, Merkel njoftoi se do të largohej nga rrjeti social.

“Sot është dita që unë dua t’ju falënderoj për mbështetjen e fuqishme në faqen time në Facebook. Ju e dini që unë nuk jam më kreu i CDU dhe kjo është arsyeja pse unë do të mbyll faqen në Facebook”, janë fjalët e Merkel.

Në dhjetor Merkel i dorëzoi drejtimin e partisë CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, duke thënë se ajo do të japë dorëheqjen si kancelare pas mandatit të saj në vitin 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *