Vendosni fjalën kyçe....

Sveçla publikon pamje të reja të armëve të sekuestruara në Veri të Kosovës


 

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, nëpërmjet një postimi në platformën X, ka publikuar disa pamje të reja të cilat tregojnë disa pajisje të sofistikuara që janë kapur në Veri të Kosovës. 

Në foto shihen disa mina, të cilat sipas Sveçlës, janë një tjetër provë që Kosova ka të bëjë me grupe terroriste të mirëorganizuara.