Vendosni fjalën kyçe....

Sunak kërkon shmangien e përshkallëzimit në bisedimet me presidentin e Turqisë dhe Autoritetit Palestinez


Kryeministri britanik Rishi Sunak, ka theksuar rëndësinë e shmangies së përshkallëzimit rajonal në konfliktin Izrael-Hamas gjatë telefonatave të hënën (16 tetor) me presidentët e Autoritetit Palestinez dhe Turqinë.

Në një telefonatë me Mahmoud Abbas, president i Autoritetit Palestinez, Sunak, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e civilëve palestinezë, të cilët janë kapur pas sulmit terrorist të Hamasit.

 “Udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm rajonal dhe sigurimit të qetësisë në zonë”, tha një zëdhënës i Downing Street, sipas CNN.

Sunak njoftoi se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë 10 milionë paund, ose rreth 12.2 milionë dollarë në ndihmë për palestinezët e prekur nga konflikti.

Sunak pati një telefonatë edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, ku mësohet se të dy udhëheqësit ranë dakord të punojnë së bashku për të zbutur përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

 “Udhëheqësit ranë dakord gjithashtu të punojnë së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të ringjallur procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe për të sjellë një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme të këtij konflikti,” tha zëdhënësi.