Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po fillon një operacion humanitar në rrugë ajrore në Egjipt, që do të sjellë furnizime në Gaza.
Sipas raportimeve nga CNN, mësohet se von der Leyen është shprehur se BE-ja do vazhdon të shtojë ndihmën e saj për popullin palestinez.
“Pas sulmit të tmerrshëm terrorist nga terroristët e Hamasit kundër Izraelit dhe pasojat, që ka çuar në një situatë katastrofike humanitare për popullin e Gazës, BE-ja vazhdon të shtojë ndihmën e saj urgjente për popullin palestinez”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.
Operacioni fillon këtë javë me dy fluturime që transportojnë ngarkesa humanitare nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) duke përfshirë sende strehimi, ilaçe dhe komplete higjienike, sipas BE-së, shkruan CNN.
Presidenti i Komisionit Evropian njoftoi gjithashtu këtë fundjavë se BE-ja po rrit ndihmën e saj humanitare në 75 milionë euro (79 milionë dollarë) për të mbështetur civilët në nevojë në Gaza.
BE tha se “fondet do të kanalizohen përmes partnerëve të përzgjedhur humanitar të BE-së që veprojnë në terren duke marrë parasysh kapacitetin dhe aksesin”.