Vendosni fjalën kyçe....

Vlerësimet për miqësinë mes dy vendeve dhe fjalët në shqip të Makron


Presidenti i Francës, për të cilin u zhvillua një pritje e veçantë në Pallatin e Brigadave mbajti fjalën e tij, duke vlerësua raportet mes dy vendeve.

Në fund të fjalës së tij, Macron foli në gjuhën shqipe. Edhe pse me shumë vështirësi, ai arriti të shqiptonte disa fjalë duke thënë se “gotën e tij po e ngre për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”.

“Po e ngre gotën time për këtë vizion entuziast që kemi në për vendin tuaj. Po e ngre gotën time për Shqipërinë, për popullin shqiptar, për lidhjet kaq të veçanta që na bashkojnë, për Evropën që ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, tha Macron.

Presidenti Macron tha se Franca e mbështet atë që quhet zgjerim, por theksoi se është vështirë të bëhet një zgjerim.

Macron tha se procesin e zgjerimit preferon që ta quajnë ri-takim apo ribashkim, pasi mjafton që të shohësh hartën e të kuptosh që Shqipëria është në qendër të Europës. Sipas tij, ajo që pengon integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit janë burokracitë e BE.

“Vizita e parë dypalësh e një presidenti francez në Shqipëri që nga shpallja e Pavarësisë. Është lumturi e madhe t’i përgjigjem ftesës tënde i dashur Edi. Miqësia mes dy popujve tanë është shekullore, ju e përmendet. Dua tju theksoj mbështetjen e Francës për atë që ne e quajmë procesi i zgjerimit, por është vështirë të bëhet një proces zgjerimi, sidomos kur ka këtë emër dhe sidomos kur flasim për kapituj dhe procedura. Nuk ka asgjë më pak erotike se termat që kemi zgjedhur. Ne përpiqemi të shpjegojmë se është histori dashurie, formë dashurie. Është një gjeni evropiane që e kemi në ekskluzivitetin dhe quhet burokraci.

Një proces zgjerimi preferoj ta quaj ri-takim apo ribashkim. Mjafton të shohim një hartë dhe të shohim historinë tonë për të kuptuar që kjo Evropë nuk do zgjerohet duke ju pritur, sepse ju jeni  në qendër mjafton të shohim historinë tuaj për t’ju thënë se nuk do zgjerohemi por do të bashkohemi sepse ju keni qenë që në fillim. Ju e keni frymëzuar këtë kontinent.  Ky kontinent është një bisedë që nga thellësia e mijëvjeçarëve s’ka ditur të flasë si duhet. Ky vend ja ka dalë. Përtej kësaj kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike”- tha ndër të tjera Macron në fjalën e tij.

Në fjalën e tij Rama tha se mikpritja e Francës është ndjesi e thellë që i ka rrënjët e veta në histori.

Në historinë e saj të gjatë Shqipëria ka parë të kalojnë në truallin e saj dhe të përzihen me tallazet e saj turma të panumërta francezësh, të njohur dhe më pak të njohur.

Në kohët e largëta dhe më pak të gëzuara ishin normandët, kryqtarët. Në kohët më të hershme dhe pak më të gëzuara, turistët, ngazëllimi i të cilëve për brigjet tona, peizazhet, kulturën tonë, vetëm sa ka filluar. Më shumë se 80 mijë vetëm këtë vit, gjë që na motivon të vazhdojmë përpjekjen e përbashkët për të afruar dy vendet tona duke intensifikuar shkëmbimet. Kjo për t’ju thënë rëndësinë që ne i japim ekspertizës franceze në këtë fushë, bashkuar me asistencën më specifike që Franca propozon t’i ofrojë Shqipërisë në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE. Ndonëse Shqipëria ka pritur francezë të interesuar që ta njihnin, megjithatë deri më sot ajo nuk ka pritur kurrë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, Francën. Sigurisht një prani, sidomos ajo e Francës në një vend si i yni, nuk mund të reduktohet vetëm me vizita zyrtare të nivelit të lartë. Megjithatë ajo merr gjithë kuptimin e saj, gjen një forcë domethënëse dhe ecën përpara vetëm kur kryetari i shtetit që e mishëron jashtë dhe i jep impulsin, i lë në të njëjtën kohë gjurmën dhe i jep tonin.

Duke Ju pritur sot, zoti President, Shqipëria pret sot Francën me krenari, me miqësi, me shpresë, madje do të thoja, jo pa emocion. Nuk është emocioni i një momenti, është ndjesi e thellë, që i ka rrënjët e veta në histori”, iu drejtua Rama presidentit francez Macron.