Vendosni fjalën kyçe....

Irani: Nëse Izraeli ndalon sulmet ajrore, Hamasi do mundet të lirojë pengjet


Hamasi është gati të lirojë rreth 200 pengje nëse Izraeli ndalon sulmet ajrore në Gaza, ka pohuar ministria e jashtme e Iranit, megjithëse Hamasi nuk e ka pranuar të bëjë një ofertë të tillë.

Irani shihet si sponsori kryesor i Hamasit në luftën kundër Izraelit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani tha se zyrtarët e Hamasit “thanë se janë të gatshëm të marrin masat e nevojshme për të liruar qytetarët dhe civilët e arrestuar nga grupet e rezistencës,” por vuri në dukje se këto masa specifike kërkojnë përgatitje, të cilat janë të pamundura duke qenë se bombardimet kundër Gazës vazhdojnë.

Hamasi ka thënë se do të shkëmbejë 199 të burgosurit që mban me mijëra palestinezë që janë  në burgjet izraelite, raporton NewsSky.

Izraeli nga ana tjetër e ka bërë të qartë se nuk do të heqë rrethimin e Gazës derisa të lirohen pengjet.