Vendosni fjalën kyçe....

Legjenda e Manchester United Rooney kthehet në Angli si trajner


Klubi anglez i futbollit Birmingham City emëroi të mërkurën Wayne Rooney si trajnerin e ri. Ish-legjenda e Manchester United, 37 vjeç, ra dakord për një kontratë trevjeçare e gjysmë.

“Jam absolutisht i lumtur që i bashkohem Birmingham City në një çast kaq emocionues”, tha Rooney. “Është shumë e qartë se ata kanë një plan dhe janë të përkushtuar për të realizuar ambicien e tyre për klubin”.

Ai shtoi se ‘është një projekt që më jep një qëllim dhe mezi pres të filloj’.

Rooney, i cili u largua nga DC United të dielën pasi humbi në play-off të Kupës MLS, pason trajnerin e Bluve, John Eustace, i cili u shkarkua të hënën. Birmingham City garon në Championship, niveli i dytë i futbollit anglez.