Vendosni fjalën kyçe....

 “Për fëmijërinë e vjedhur”, motoja që shoqëroi mijëra qytetarë në protestën në Tiranë


 

Të rinjtë e vendit u ngritën bashkë duke marshuar nëpër rrugët e Tiranës për kauzën kundër abuzimeve të të miturve. Kjo ngritje civile erdhi pas ngjarjes tronditëse në Babrru, ku roja i shkollës abuzonte me një 15-vjeçare. Ky ishte rasti më i fundit, por në vendin tonë kemi parë që ngjarjet e tilla kanë qenë të njëpasnjëshme.

Marshimi i njerëzve filloi nga Sheshi “Nënë Tereza” dhe përfundoi në rrugën e “Durrësit” pranë Ministrisë së Arsimit. Pjesëmarrja ishte mjaft e lartë dhe vihej re mbizotërimi i të rinjve. Vihej re një mungesë e meshkujve dhe kjo ndodh duke marrë parasysh mentalitetin e shqiptarëve. Megjithatë ata meshkuj që ishin e ngrinin fort zërin e tyre dhe dukeshin mjaft të irrituar kundrejt këtij fenomeni. Protesta u zhvillua në mënyrë shumë qytetare me pankarta në duar dhe me fuqinë e fjalës. Duke qenë se ishte një protestë paqësore, nuk pati asnjë trazirë mes njerëzve.

Të vjedhësh një fëmijëri dhe të vrasësh ëndrra pafund duhet gjykuar në mënyrë të ashpër. Kjo ishte edhe kërkesa kryesore e qytetarëve kur u ngritën në marshim. Burgim të paktën për 10 vjet për abuzuesit e të miturve. Një pikë tjetër ishte kontrollimi i psikologëve nëpër shkolla, për të parë a e kryejnë vërtetë punën e tyre. Këto dhe disa pika të tjera që kërkojnë realizim, ishin qëllimet që i ngritën në këmbë njerëzit e këtij vendi.

Protesta e 4 qershorit ishte një protestë shembull për të gjithë qytetarët nga mënyra e organizimit. Për më tepër ishte një mbështetje për të gjitha ato vajza, që të mos heshtin po të ngrenë zërin gjithmonë./Esmeralda Pashollari – Hashtag.al

Foto nga E.Pashollari:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *