Vendosni fjalën kyçe....

Digjet makina e efektivit të policisë në Pogradec


Makina e një efektivi policie është djegur orët e para të mëngjesit në Pogradec.

Mjeti në pronësi të efektivit me iniciale Th.H. ka marrë flakë në pjesën e motorit ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.

Nga flakët është dëmtuar pjesërisht një pjesë e mjetit.

Njoftimi

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, rruga “Reshit Çollaku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë). Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”