Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi reagon për rrëzimin e kërkesës për Komisionet Hetimore: Rama mori peng Reformën Zgjedhore


Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kuvendi rrëzoi dy kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, si dhe  nuk miratoi as ndryshimet për Reformën Zgjedhore. Sipas Bardhit, Rama ka marrë peng reformën zgjedhore. 

“Nervozizmi i Edi Ramës për unifikimim e qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës, nuk u shfaq vetëm me mungesën e tij skandaloze në votimin për Rezolutën për dënimin e Serbisë, por edhe nga sjellja e paprecedentë e Kryetares së Kuvendit në fund të seancës së sotme të posaçme.

Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament”,-tha ai.