Vendosni fjalën kyçe....

“Majlinda Bregu duhet të vihet në krye të PD-së, do bashkonte demokratët” – Gazetari


Gazetari Martin Leka ka thënë se Majlinda Bregu do ishte një mundësi e shkëlqyer për të drejtuar PD-në e përçarë.

Ai tha se zgjdhja e vetme për bashkimin e demokratëve duhet bërë përmes frymës e jo në mënyrë mekanike.

Leka hodhi poshtë deklaratat e disa eksponentëve të PD-së se nuk ka asnjë emër që mund ta drejtojë e bashkojë PD-në.

“Ajo që thonë shumë eksponentë të PD se nuk ka tjetër veç tij e kanë gabim. Ka eksponentë PD-ja, Majlinda Bregu do ishte një kryetare fantastike e PD, për të cilën nesër do votoja unë. Është një eksponent i PD, një e re me vizion, gjërat i ka thënë me kohë. Nëse bashkohen rreth saj do jetë një alternativë shumë serioze.” – tha Leka.