Vendosni fjalën kyçe....

“S’jemi më dukuri lindore, po parti e rëndësishme në Gjermani” – Kryetarja e AfD-së pas suksesit


Alice Weidel, bashkëudhëheqëse e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) esë djathtës ekstreme të Gjermanisë, tha të hënën se rezultatet e zgjedhjeve të fundit shtetërore tregojnë se partia është tashmë një forcë kryesore politike në vendin e BE-së, pasi fitoi rezultatin më të lartë ndonjëherë  në votimet në disa lande perëndimore.

“AfD nuk është më një dukuri lindore, por është bërë një parti e madhe gjithëgjermane”, tha Weidel të hënën.

“Ne jemi të pranishëm.”

Ajo shtoi se përbuzja për AfD-në nga struktura politike në Gjermani ‘nuk do jetë e qëndrueshme në planin afatgjatë’.

E konsideruar më parë si një parti më tërheqëse për votuesit në lindjen postkomuniste, AfD kundër emigracionit fitoi 18.4% të votave të dielën në shtetin e Hessen në Gjermaninë perëndimore-qendrore, një zonë që përfshin kryeqytetin financiar, Frankfurt.

Partia përfundoi e dyta pas Unionit Demokristian (CDU) dhe e treta në Bavari. Rreth një e katërta e të gjithë votuesve gjermanë me të drejtë vote jetojnë në Hessen.

Ishte rezultati më i mirë për AfD-në në një zgjedhje shtetërore perëndimore në historinë dhjetëvjeçare të partisë.

Fushata që çoi në votën e së dielës, e cila vjen në gjysmë të rrugës së qeverisë së koalicionit jopopullor të kancelarit Olaf Scholz, u dominua nga shqetësimet për emigracionin.

Në Bavari, 83% e votuesve u rreshtuan me partitë që zotoheshin për rregullime në politikat e vendit të emigracionit dhe azilit. Rreth 21% e bavarezëve thanë se emigracioni ishte çështja më e rëndësishme politike në Gjermani, krahasuar me 18% në Hessen, tregoi sondazhi.

Numri i emigrantëve në Gjermani ishte më i madh në vitin 2022 se kurrë më parë, tha në qershor firma federale gjermane e statistikave Destatis.

Rreth 2.67 milionë njerëz mbërritën në vend atë vit, ndërsa vetëm 1.2 milionë u larguan, duke lënë një shtesë neto prej 1.46 milionë emigrantësh. Shkaku kryesor për rritjen e emigracionit ishte konflikti në Ukrainë, i cili çoi në rreth 1.1 milionë refugjatë ukrainas që kërkuan siguri në shtetin e BE-së.