Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi ironizon Bashën: Përjashtimi im fletërrufe pa vlerë, ka marrë një printer e ka prodhuar një vulë


Me jo pak ironi Gazment Bardhi e ka emërtuar përjashtimin e tij nga PD-ja si ‘fletërrufe’ për arsyet personale të Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin e mbrëmjes ‘Open’ në News24, ai tha se vedimi është qesharak dhe se shkak për të është bërë debate më Kuvend me Bashën.

Bardhi tha gjithashtu se tani për tani PD-ja nuk ka drejtues dhe se Basha me një kompjuter e një printer ka prodhuar vulën që mban.

“Kemi filluar të mësohemi, sepse këto akte që vetëm të bëjnë për të qeshur, përsëriten dhe kthehen në rutinë dhe nuk duhen marrë seriozisht. Edhe ky akt nuk duhet të merret seriozisht, tërësisht qesharak, pa vlerë, i panevojshëm, i palogjikshëm, dhe për motive personale të Bashës. Ka pasur një debat mes meje dhe Bashës, i nxitur prej tij. Ka marrë një përgjigje me disa të vërteta, dhe mesa duket nuk është mësuar të përballet me të vërteta dhe lëshon fletërrufe pa asnjë vlerë, as politike dhe as ligjore. Nuk ka asnjë përjashtim as nga PD dhe as nga Grupi. Ka disa letra, do duhet të përfaqësosh partinë që përmes atyre letra të sjellë efekt. Basha ka marrë një kompjuter dhe printer, ka prodhuar dhe një vulë. Aktualisht PD nuk ka drejtues”, u shpreh Bardhi.