Vendosni fjalën kyçe....

Marina izraelite godet zonat qendrore, bregdetare të Rripit të Gazës, teksa numri i të vdekurve kalon mbi 900


Marina izraelite goditi të hënën zonat qendrore të Rripit të Gazës përgjatë bregut të Mesdheut dhe zonat e banuara të qytetit Khan Yunis.

Dhjetra raketa u hodhën nga anijet sulmuese izraelite drejt zonave bregdetare të qytetit, njoftoi agjencia shtetërore palestineze e lajmeve WAFA, pëcjell AA.

Nuk ka ende të dhëna për viktima, të lënduar apo dëme materiale.

Grupi palestinez i Hamasit nisi operacionin Al-Aksa Flood kundër Izraelit herët të shtunën, duke lëshuar një breshëri raketash dhe duke u infiltruar në Izrael nga toka, ajri dhe deti. Ai tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve kundër palestinezëve.

Si hakmarrje, ushtria izraelite nisi operacionin Shpatat e Hekurt kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Gaza është rritur në 704, përfshirë 143 fëmijë dhe 105 gra, tha Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza të martën herët. Ai tha se numri i të plagosurve është rritur në rreth 4,000.

Të paktën 900 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2600 të tjerë janë plagosur në luftime, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë.